Xhiroja e tretë e Ligës së Kampionëve ka dhuruar emocione të shumta ku nuk kanë munguar as rezultatet befasuese.
Në qendër të vëmendjes ishte edhe fitorja e thellë e Barcelonës prej 4-0 ndaj Manchester Cityt.
Ndërkohë, Arsenali realizoi gjashtë gola kundër Baselit duke mos pësuar asnjë, ku Mesut Ozil realizoi për herë të parë në karrierë ‘hat-trick’.
Portali “goal.com” ka hartuar formacionin më të mirë të javës, ku Arsenal, Bayerni dhe CSKA e Moskës kanë nga dy lojtarë. /Telegrafi/