Site icon Telegrafi

Formacioni më i mirë i ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve – Ronaldo në sulm, dominojnë lojtarët e Liverpoolit

Liverpool . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve janë mbyllur, ku munguan golat e shumta, me të katër ndeshjet që mbeten pothuajse të hapura.

Liverpooli fitoi ndaj Portos me rezultat 2-0, Barcelona e mposhti Unitedin (1-0), Ajax e Juve luajtën baras (1-1), ndërsa Tottenhami mposhti Manchester Cityn (1-0).

UEFA e ka zgjedhur formacionin më të mirë të katër ndeshjeve të para.

Katër lojtarë janë të Liverpoolit, tre lojtarë të Tootenhamit, dy të Barcelonës, ndërsa Ajax e Juventus kanë nga një lojtar.

Në portë është Hugo Loris që bëri paraqitje të madhe ndaj Manchester Cityt.

Mbrojtja përbëhet nga Virgil Van Dijk, Gerard Pique e Jan Vertonghen. Në krahë janë Alexadre Arnolld e Jordi Alba.

Në qendër të mesfushës janë Naby Keita e Heung Min Son.

Sulmi përbehet nga Cristiano Ronaldo, Roberto Firmino dhe David Neres. /Telegrafi/

Exit mobile version