Gazeta franceze L’Equipe ka përpiluar formacionin më të mirë të lojtarëve evropianë që mungojnë në Euro 2020 dhe mund të jetë absolutisht një formacion i pamposhtur.
Përzierja e lojtarëve të neglizhuar, yje nga vendet që nuk janë kualifikuar plus lojtarët e pafat të dëmtuar së fundmi janë vërtetë të pabesueshëm
L’Equipe ka përpiluar një formacion me këto yje që mugojnë dhe padyshim kjo 11-she duket aq e fortë sa mund ta fitonte pa ndonjë problem Euro 2020.
Në portë, mungesa më e madhe dhe padyshim portieri më të mirë në Evropë, Jan Oblak ka zënë vend pasi sllovenia nuk u kualifikua.
Portieri i Atletico Madridit është prapa një mbrojtje të nivelit elitar me Trent Alexander-Arnold (i dëmtuar), Sergio Ramos (i pa-ftuar nga Spanja), Virgil van Dijk (i dëmtuar) dhe Theo Hernandez (i pa-ftuar nga Franca).
Mesfusha përmban një talent shumë të vlerësuar francez si Eduardo Camavinga (i pa-ftuar), Sergej Milinkovic-Savic (Serbia nuk u kualifikua) dhe ylli hungarez Dominik Szoboszlai (i dëmtuar).
Por, është sulmi që është me të vërtetë me të gjitha yjet, duke filluar me Marco Reus (i cili refuzoi një thirrje nga Gjermania), i cili gjendet pas golashënuesit rekord të Suedisë, Zlatan Ibrahimovic (i dëmtuar) dhe makinerinë e golave të Borussia Dortmund, Erling Haaland (Norvegjia nuk u kualifikua).
Formacioni i yjeve nga L’Equipe
/Telegrafi/