Telegrafi

Formacioni më i mirë i Kosovës në histori sipas ChatGPT: Rrahmani, Berisha, Rashica e Muriqi në 11-she

ChatGPT është kthyer në një trend botëror, ku shumë persona e përdorin për të gjetur përgjigje në pyetjet që i kanë.

Falë inteligjencës artificiale, ChatGPT jep përgjigje për shumë gjëra, ndërsa kur është pyetur nga Telegrafi  se cili është formacioni “më i mirë” i Kosovës, ka renditur 11 më të mirët.

Formacioni që ChatGPT ka dhënë  është bazuar në të dhënat dhe arritjet historike.

Sipas tyre nuk kam mendime personale, por formacioni më i mirë i mundshëm i të gjitha kohërave i ofruar nga ta është bërë falë premisave që i renditëm më lartë.

Në formacionin 4-2-3-1, në portë është Samir Ujkani, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Mërgim Vojovda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada.

Në mesfushë janë të vendosur Besar Halimi dhe Valon Berisha, ndërsa më të avancuar janë Milot Rashica, Bersant Celina dhe Edon Zhegrova.

Në krye të sulmit, normalisht që është vendosur rekordmeni, Vedat Muriqi. /Telegrafi/