Telegrafi

Formacioni më i mirë i javës së XI-të në Superligën e Kosovës

Janë mbyllur të enjten të gjitha ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Me vendimin e fundit në mesjavë nuk do të ketë futboll, ku ndeshjet janë shtyrë për mesjavë.

Në xhiron e shkuar, Feronikeli ndali Ballkanin në barazim 1-1, ndërsa Drita fitoi si mysafir ndaj Trepçës ’89.

Prishtina dhe Gjilani morën fitore si vendas, ndërsa ndeshja mes Besës dhe Drenicës u mbyll baras pa gola.

Redaksia e Telegrafit ka zgjedhur më të mirët e javës së 11-të,

Portier

Ishte një javë ku portierët kishin paraqitje shumë të mirë. Enea Koliqi, Egland Haxho dhe Agron Kolaj nuk pranuan gol dhe patën shumë pritje.

Por më i miri i kësaj jave del Kolaj, i cili ishte i jashtëzakonshëm ndaj Drenicës, ku skuadra e tij mori një pikë.

Mbrojtja    

Faza e mbrojtjes vjen me katër. Prince Balde i Feronikelit zë vend në të djathtë pasi kishte paraqitje të mirë ndaj Ballkanit.

Në qendër janë Ardian Cuculi dhe Lumbardh Dellova, që kishin shumë punë, por mbajtën portat e skuadrave të tyre të paprekura.

Në të majtë ka zënë vend Armend Halili i Gjilanit që po zhvillon ndeshje të mira së fundmi.

Mesfusha

Para mbrojtjes janë dyshja Kushtrim Gashi i Ballkanit dhe Lorik Boshnjaku i Prishtinës. Të dy bënë punë të madhe në ndeshjet e skuadrave të tyre duke ndërprerë shumë aksione.

Më i avancuar është Ardit Hila i cili shënoi edhe gol në fitoren e Gjilanit.

Sulmi

Në sulm kemi tre shënues. Në të djathtë është Xhevdet Shabani i cili shënoi golin e fitores së Dritës ndaj Trepçës ’89.

Në të majtë ka zënë vend Ermal Krasniqi i Ballkanit që me një super gol ndaj Feronikelit ia siguroi një pikë skuadrës së tij.

Në qendër ka zënë vend Adem Maliqi i Feronikelit, i cili shënoi gol ndaj Ballkanit, por edhe punoi shumë sa ishte në lojë.

Trajner

Ky epitet i takon Ardian Nuhiut të Dritës. Skuadra e tij ka fituar në një fushë të vështirë si ajo e Trepçës ’89.

Me këtë fitore tani Drita është katër pikë pas Ballkanit me dy ndeshje me pak. /Telegrafi/