Java e 28-të ka sjell fitoret e skuadrës kryesuese duke e lënë luftën për titull ende të paqartë.
Prishtina ka marrë fitore të vështirë në minutat e fundit ndaj Gjilanit me rezultat 1-0.
Feronikeli e ka mposhtur KEK-un me rezultat 4-0, ndërsa Llapi ka marr fitore të madhe te Drenica me rezultat 2-0.
Ferizaj ka marr fitore të madhe ndaj Flamurtarit me rezultat 3-1, ndërsa Ballkani ka barazuar me Lirinë. Drita dhe 89-shi kanë luajtur baras.
Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur më të mirët e javës së 28-të.
Portier
Eglant Haxho po tregon se jo rastësisht është portieri i parë i Llapit.
Ai bëri pritje të jashtëzakonshme gjatë ndeshjes me Drenicën dhe vetëm fal tij doli fituese.
Mbrojtja
Në të djathtë Armend Thaqi që po tregon një sezon të madh te Prishtina. Ai del shpesh në sulm dhe harkimet e tij janë vrasëse.
Në janë qendër Salih Kosumi dhe Egzon Shabani që treguan formë të lartë në ndeshje me Prishtinën dhe Llapin.
Në të majtë është Ergis Mersini i Trepçës ’89.
Mesfusha
Mentor Zhdrella po del të jetë lojtari vendimtar i Llapit në këtë fund të sezonit. Ai shënoi gol të bukur nga gjuajtje e lirë.
Më të është edhe Egzon Shabani që bëri paraqitje të mirë me Ferizajn.
Traore, Dautaj dhe Pefqeli janë po ashtu në formacion fal golave vendimtar që shënuan.
Sulmi
Kastriot Rexha. Ai shënoi tri herë nga pika e bardhë ndaj KEK-ut, nga dy penallti që i fitoi vetë.
Ai asistoi edhe te goli i parë.
Rexha është kryeshënues me 17 gola. /Telegrafi/