Telegrafi

Formacioni më i mirë i javës së 24-të në IPKO Superligë

Java e 24-të ka sjell jo pa rezultatet të befasishme, duke bërë që shumë individë të dallohen.

Lideri Feronikeli u ndal në kryeqytet ku barazoi me Flamurtarin pa gola.

Prishtina e mposhti Ballkanin në Suharekë duke vazhduar ngjitjen në renditje. Edhe Llapi me fitore ndaj Lirisë në Prizren vazhdoi ngjitjen në renditje.

Drita fitoi si mysafir i Ferizajt, gjë që e bëri dhe Drenica ndaj KEK-ut.

Gjilani dhe 89-shi u ndanë në barazim.

Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur më të më mirë e javës së 24-të.

Portier 

Flamur Neziri siç duket e ka gjetur vetën te Flamurtari. Ai është kthyer në një lider tek kuqezinjtë me pritjet e tij. Pritja ndaj Kastriot Rexhës, vlen një pikë.

Mbrojtja  

Në të djathë vjen Përparim Osmani i Dritës. Ai është kthyer të luajë dhe po e bën me sukses.

Në qendër janë Ahmet Haliti i Prishtinës dhe Elvis Prençi i Llapit. Në të majtë është vendosur Gentrit Dumani i Flamurtarit.

Mesfusha

Ergyn Ahmeti po zhvillon një pranverë të mirë dhe në Suharekë ishte ndër më të mirët e Prishtinës. Në krahë me të është Hamdi Namani që po ashtu zhvilloi ndeshje të mirë dhe shënoi gol ndaj Lirisë.

Në krahun e majtë është Meriton Korenica, që shënoi dy gol shumë të bukur. Në të djathtë është Xhevdet Shabani që e shënoi golin e fitores për Dritën.

Sulmi

Ahmed Januzi është kthyer në top formë me Llapi dhe shënoi dy herë në fitoren e skuadrës së tij.

Më të në sulm kthehet Wilber Perez që e shënoi golin e vetëm të Gjilanit në barazimin me 89-shin. /Telegrafi/