Site icon Telegrafi

Formacioni më i mirë i javës së 21-të – Derbi sjell lojtarët më të mirë

Prishtina dhe Feronikeli luajtën një ndeshje të fortë dhe me raste, por e cila u mbyll 1-1.

Ky barazim i konvenoi më shumë Feronikelit që mbetet pesë pikë para, por sic shkoi ndeshja edhe Prishtina duhet të kënaqet me një pikë, pasi për 30 minuta luajti pa një lojtar.

Drita mori një fitore të madhe në Suharekë ndaj Ballkanit 2-1, ndërsa Llapi po ashtu fitoi si mysafirë duke e mposhtur Gjilanin 1-0.

Flamurtari mori një barazim me Drenicën si mysafirë, ndërsa Liria fitoi te 89-shi.

Ferizaj kishte punë të lehtë me KEK-un.

Portier

Visar Bekaj kthehet protagonist te Prishtina. Ai ishte më meritori që Prishtina mori një pikë.

Pritja e tij ndaj Maganit ishte bravuroze.

Mbrojtja

Mbrojtja vjen me tre. Elvis Prençi që shënoi ndaj Gjilanit ishte më meritori për tri pikët e Llapit.

Burim Shabani shënoi dy herë për Ferizajn që fitoi, ndërsa Arago Jamal ishte perfekt në mbrojtje te Prishtina.

Të avancuar janë krahët e Feronikelit, Përparim Islami dhe Yll Hoxha që zhvilluan ndeshje shumë të mirë.

Mesfusha

Në mesfushë është Filonit Shaqiri i Dritës që luajti një ndeshje të madhe ndaj Ballkanit.

Ai vrapoi jashtëzakonisht shumë dhe rikuperoi shumë topa në këtë takim duke qenë lider në mesfushën e Dritës.

Më të është një tjetër ‘motor’. Bëhet fjalë për Ergyn Ahmetin e Prishtinës që vrapo pa fund në derbi.

Ai e rrezikoi edhe portën e Feronikelit dy herë.

Sulmi

Mendurim Hoti ka vazhduar me paraqitje pozitive në pranverë. Ai e shënoi golin e vetëm të Feronikelit.

Vend ka edhe sulmuesi i Lirisë, Liridon Fetahaj që me paraqitjen e tij i dha fitoren skuadrës së tij.

Në krah është Egzon Krasniqi i Flamurtarit. Anësori shënoi edhe një herë, duke treguar për formën e mirë që po kalon. /Telegrafi/

Exit mobile version