Superliga e ka mbyllur javën e 15-të me disa ndeshje shumë interesante, ku nuk munguan rikthimet e bukura dhe golat në fund të këtyre përballjeve.
Drita ka fituar derbin e lokal, duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 3-2 në një ndeshje shumë interesante.
Ballkani e ka mposhtur Arbërinë e Dobrajës me rezultat 2-1, ndërsa Prishtina ka triumfuar ndaj Besës me rezultat 2-0.
Llapi ka fituar si mysafir i Drenicës (1-0), ndërsa Feronikeli ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2-0.
Telegrafi ka zgjedhur më të mirët e kësaj jave duke i vendosur me një formacion.
Portier
Në portë është Arlis Shala i Llapit. Portieri shtatlartë ishte ndër më të merituarit për fitoren e Llapit si mysafir.
Ai bëri disa pritje të jashtëzakonshme për ta mbajtur portën e paprekur.
Mbrojtja
Faza defanzive vjen me tre. Në të djathtë është Elvis Prençi i Llapit, që kishte një paraqitje të mirë ndaj Drenicës.
Në mes është Leotrim Bekteshi, që si kapiten udhëhoqi Prishtinën tek fitorja e radhës ndaj Besës.
Në të majtë është Yll Hoxha që po luan një sezon të mirë te Feronikeli dhe edhe ndaj 89-shit ishte prej më të mirëve në fushë.
Mesfusha
Mesi i fushës vjen me pesë. Bujar Shabani i Dritës ka zënë vend pas paraqitjes shumë të mirë në derbi ndaj Gjilanit. Po ashtu edhe njeriu i ndeshjes në këtë përballje, Erjon Vuçaj po ashtu ka bërë vend në formacion.
Me ta është edhe ylli i Llapit, Arbnor Ramadani, i cili shënoi golin më të bukur të javës, duke ia dhënë tri pikët e para si mysafir skuadrës së tij.
Më të avancuar janë Blend Baftiu i Ballkanit, që ishte më i mirë në fushë për skuadrën e tij në fitoren ndaj Arbërisë dhe Astrit Fazliu që shkëlqeu me gol në deri ndaj Gjilanit.
Sulmi
Sa i përket sulmit, janë dy lojtarë. Edhe pse skuadra e tij pësoi humbje, në sulm një vend e ka merituar Darki Nikaç.
Kroati shënoi dy gola dhe ishte më i mirë te Gjilani.
Me të në sulm është Marko Simonovski i Feronikelit, i cili shënoi golin e parë në sfidën ndaj 89-shit dhe e ndihmoi skuadrën për të marr fitoren.
Trajneri i javës
Pa asnjë dyshim ky epitet i takon Ardian Nuhiu të Dritës. Skuadra e tij e fitoi ndeshjen me rezultat 3-2, ndërsa ndërrimet që bëri dolën të jenë shumë të qëlluara.
Skuadra e tij vazhdon të mbetet në hap me kreun. /Telegrafi/