Telegrafi

Formacioni mëi mirë në botë për futbollistët nën 18 vjeç – Tre lojtarë të Barcelonës, vetëm një i Real Madridit

Kur bëhet fjalë për prodhimin e talenteve, askush nuk e bën më mirë se La Masia.

Të tillë si Lionel Messi, Andres Iniesta, Xavi Hernandez, Sergio Busquets dhe shumë talente të tjerë u shfaqën falë akademisë së Barcelonës .

Këto ditë të rinjtë Blaugrana vazhdojnë të dominojnë futbollin. As një, as dy, por tre prej gurëve të tyre të çmuar kanë siguruar vende në 11-tën më të mirë në botë të lojtarëve nën-18 vjeç.

Formacioni më i mirë U-18: Martinelli, Fort, Cubarsi, Yoro, Hato, Mainoo, Miley, Zaire-Emery, Yamal, Endrick, Tel.

Treshja shpërtheu në skenë në skuadrën e parë të Barçës këtë sezon, me Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi që shpejt u bënë titullarë të rregullt nën drejtimin e Xavi, secili duke grumbulluar mbi 10 paraqitje për klubin.

Lexo po ashtu “Barcelona e rinovuar” – formacioni i të tashmes dhe së ardhmes

Hector Fort, ndonëse më shumë një rezervë, ka dhënë gjithashtu kontribute të vlefshme.

E ardhmja duket e ndritshme për katalanasit me një talent të tillë që del nga radhët e tyre të të rinjve.

Lexo po ashtu “Mund të shkruajnë një epokë të re në fuboll”- Xavi me fjalë të mëdha për dy talentët e Barcelonës

E në formacionin e publikuar për lojtarët më të mirë nën 18 vjeç janë edhe yje tjerë si Yoro i Lille që po kërkohet nga Real Madrid apo ylli i ri anglez Mainoo i Manchester United.

Nuk ka se si të mungojnë në këtë formacion edhe Zaire-Emery i PSG-së, Endrick i Real Madridit dhe Mathys Tel i Bayern Munich. /Telegrafi/