Site icon Telegrafi

Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë të kësaj vere (Foto)

Neymar është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai ka paguar klauzolën e largimit prej Barcelonës, e cila kapte shifrat prej 222 milionë euro.

Braziliani së bashku me Romelu Lukakun e Alvaro Moratan është pjesë formacionit më të shtrenjtë të futbollistëve që janë transferuar gjatë afatit kalimtar të verës.

Lukaku i ka kushtuar Manchester Unitedit 84 milionë euro ndërsa Chelsea ka paguar 80 milionë euro për Moratan.

Mesin e tyre është edhe Ederson, Bernard Mendy, Kylie Walker dhe Bernardo Silva, të gjithë lojtarë të Manchester Cityt.

Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë:

Ederson, 40 milionë euro

Walker, 57 milionë euro

Bonucci, 42 milionë euro

Mendy, 57 milionë euro

Matic, 44 milionë euro

Tolisso, 41 milionë euro

Bernardo Silva, 50 milionë euro

Neymar, 222 milionë euro

Lacazette, 53 milionë euro

Lukaku, 84 milionë euro

Morata, 80 milionë euro

Exit mobile version