Telegrafi

Formacioni me lojtarët e mbivlerësuar nga Liga Premier – por ka disa pozicione kontroverse

Ederson, Aaron Wan-Bissaka dhe Georginio Wijnaldum, janë në mesin e lojtarëve të mbivlerësuar në Ligën Premier, derisa ka edhe disa pozita kontroverse.

Një llogari në Twitter ka krijuar një formacion me lojtarët që janë të mbivlerësuar në Ligën Premier, derisa aty janë lojtarët na Manchester United, Tottenham Hotspuri, Manchester City, Chelsea dhe Crytal Palace.

Në këtë formacion është Xherdan Shaqiri, derisa disa tifozë kanë shkruar se ai nuk është i mbivlerësuar, shkaku i minutazhës së vogël që ka te The Reds.

Ky formacion ka marrë kritika edhe për vendosjen e Tammy Abrahamit të Chelseat dhe Joe Gomezit të Liverpoolit.

Mendim të njëjtë kanë ndarë për Wilfried Zahan, që cilësohet si lojtar i mbivlerësuar dhe nuk e meriton të luajë në një klub të madh. /Telegrafi/