Telegrafi

Formacioni i Ligës së Kampionëve me lojtarët më të vlefshëm – nuk ka vend për Messin

Marca ka publikuar formacionin e Ligës së Kampionëve me lojtarët më të vlefshëm.

Në këtë skemë, janë marrë vetëm ata lojtarët të skuadrave që janë ende duke garuar për trofeun më të vlefshme për klube në Evropë.

Mediumi spanjoll i bazuar në shifrat e vendosura nga Transfermarkt, ka publikuar formacionin me ata lojtarë që kanë vlerën aktuale më të lartë.

Jan Oblak i Atletico Madridit është në portë, derisa vlera e tij është 80 milionë euro.

Katërshja në mbrojtje përbëhet nga Kyle Walker (40 milionë), Gimenez (56 milionë), Aymeric Laporte (60 milionë) dhe Alphonso Davies (60 milionë).

Në mesfushë gjenden, Saul Niguez (72 milionë), Joshua Kimmich (75 milionë), Kevin de Bruyne (120 milionë).

Në krah të sulmit janë: Raheem Sterling (128 milionë) dhe Neymar (128 milionë), gjersa Kylian Mbappe është i vetëm në sulm (180 milionë). /Telegrafi/