Telegrafi

Formacioni i kombinuar mes Manchester United dhe Manchester Cityt

Manchester United do të presë kampionin në fuqi të Ligës Premier, Manchester City në “Old Trafford”, super ndeshjen e së dielës.

Duke pritur këtë ndeshje të rëndësishme dhe me rivalitet të ndezur mes dy klubeve lokale, duhet t’i hedhim sy edhe formacionit të kombinuar për këtë përballje.

Në listë janë vetëm lojtarë që janë në formë dhe nuk janë të suspenduar.

Tetë lojtarë janë të kampionëve në fuqi që udhëhiqen nga Pep Guardiola, ndërsa tre janë të Erik ten Hag.

Qytetarët edhe pse mysafir llogariten si favori në këtë derbi.

Portier: Ederson

Mbrojtës i djathtë: Kyle Walker

Mbrojtës qendre: Raphael Varane

Mbrojtës qendre: Ruben Dias

Mbrojtës i majtë: Josko Gvardiol

Mesfushor fundor: Rodri

Mesfushor: Bernardo Silva

Mesfushor: Bruno Fernandes

Sulmi anësor: Phil Foden

Sulmues: Erling Haaland

Sulmi anësor: Marcus Rashford

/Telegrafi/