Site icon Telegrafi

Formacioni i kombinuar i El Clasicos – Barcelona përfaqësohet me më shumë lojtarë se Real Madridi

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen sot (e shtunë) në Kataluni, por cilët lojtarët do të formonin një ekip të përbërë nga dy skuadrat super të talentuara?

A ka pasur një El Clasico më të barabartë në kujtimet e fundit? Si Barcelona ashtu edhe Real Madrid kanë pikat e forta dhe të dobëta dhe vetëm një pikë i ndan pas 10 ndeshjeve të këtij sezoni të La Ligës.

Në fakt, këto pika të forta dhe të dobëta gjithashtu përputhen mjaft mirë dhe skuadrat duket përafërsisht të njëjta për nga niveli dhe emrat e lojtarëve.

Megjithatë, në formacionin e kombinuar të El Clasicos, duke marrë lojtarët një nga një – Barcelona përfaqësohet me shtatë emra, për dallim nga Real Madridi që ka kater lojtarë.

Lexo po ashtu Këto janë formacionet e mundshme për El Clasico, Barcelona dhe Real Madridi me më të mirët në dispozicion

Me Thibaut Courtois të lënduar, Marc-Andre ter Stegen është padyshim zgjidhja më e mirë si portier, duke qenë se ai është një nga më të mirët në botë për momentin.

Mbrojtësit e krahut të Barçës janë gjithashtu më të mirë se ata të Real Madridit. Dani Carvajal është mjaft i paqëndrueshëm kohëve të fundit, ndërsa ata nuk kanë asnjë titullar të rregullt në krahun e majtë. Kështu, Joao Cancelo dhe Alejandro Balde kanë zënë vendet në formacion.

Jules Kounde do të kërkonte patjetër vendin e dytë të qendërmbrojtësit së bashku me Ronald Araujo, por duke qenë se ai është i dëmtuar dhe nuk dihet nëse luan, mediat kanë zgjedhur David Alaban, i cili është mjaft i rëndësishëm për Real Madridin duke pasur parasysh mungesën e Eder Militaos.

 


Aurelien Tchouameni është lehtësisht mesfushori më i mirë me tipare mbrojtëse mes dy skuadrave. Gavi mposht lojtarët si Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde për sa i përket cilësisë dhe potencialit për t’u bërë partner i tij në mesfushë.

Jude Bellingham është ndoshta lojtari i vetëm i pa konkurrencë në formacion. Lamine Yamal është ‘fëmija’ i mrekullueshëm me potencialin më të madh në këtë ekip, ndërsa Vinicius Junior mposht Joao Felix si një lojtar që ka qenë në nivelin më të lartë për disa vite tashmë.

Sigurisht, nuk ka sulmues më të mirë se Robert Lewandowski në këto dy skuadra dhe ai është pika referuese e qendrës së sulmit.

Lexo po ashtu Lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit që e dinë se çfarë do të thotë të shënosh gol në El Clasico

Si duken njëmbëdhjetësha më e mirë e përpiluar e lojtarëve të disponueshëm të Barcelonës dhe Real Madridit?

Formacioni i kombinuar i El Clasicos

Ter Stegen; Cancelo, Araujo, Alaba, Balde; Gavi, Tchouameni; Yamal, Bellingham, Vinicius Jr; Lewandowski;

/Telegrafi/

 

Exit mobile version