Klubi i madh italian, Juventusi pritet të ketë fytyrë të re në sezonin e ri 2018/19.
Juventusi ka arritur të dominojë futbollin italian në vitet e fundit duke fituar shtatë herë radhazi titullin kampion në Serie A.
Megjithatë, Zonja e Vjetër nuk po arrin assesi që këtë sukses të transferojë edhe në Evropë, pasi ka mbi 20 vite që nuk fiton një trofe evripianë.
Bianconerët kanë arritur dy herë në katër vitet e fundit në finale të Ligës së Kampionëve, por që janë mposhtur një herë nga Barcelona më 2015 dhe nga Real Madridi më 2017.
Drejtuesit e klubit të madh italian duan që Juventusi ta fitojë këtë trofe dhe në këtë afat kalimtar kanë vazhduar me përforcime të mëdha.
Deri më tani në këtë afat kalimtar të verës, Zonja ka arritur të transferojë portierin Mattia Perin, mbrojtësin Joao Cancelo, të rikthyerin Leonardo Bonucci dhe mesfushorin gjerman, Emren Can.
Por, transferimi më i madh i tyre këtë verë është padyshim ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili erdhi nga Real Madridi për një shifër rreth 112 milionë euro.
Është pikërisht Ronaldo lojtari në të cilin Juventusi i ka shpresat që mund t’u kthejë lavdinë evropiane dhe do të jetë ai lider i ekipit në sezonin e ri, ku pritet të ketë disa ndryshime në formacionin e sezonit të kaluar.
Më poshtë mund ta shihni formacionin e mundshëm të Juventusit për sezonin e ri:
/Telegrafi/