Telegrafi

Formacioni i javës nga Liga e Kampionëve (Foto)

Portali më i madh sportiv, “Goal.com” ka publikuar formacionin më të mirë të javës nga ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Sigurish që befasia më e madhe ndodhi në takimin mes Wolfsburgut dhe Real Madridit, ku gjermanët triumfuan me rezultat të pastër prej 2:0, transmeton Telegrafi.

E kjo ka bërë që në ekipin e formuar të dominojnë anëtarët e Wolfsburgut, ndërsa Barcelona përfaqësohet me tre futbollistë pas triumfit kundër Atletiko Madrid (2:1).

Ndërsa nga një futbollist në formacion e ka Benfica dhe Bayern Munich. /Telegrafi/