Telegrafi

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë futbollistët e Barcelonës

(Photo by David Ramos/Getty Images)

Janë zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ajaxi ka arritur të marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Tottenham Hotspur 0-1 duke bërë një hap të madh drejt finales.

Gjiganti holandez i duhet minimalisht një barazim para adhuruesve të vet për të kaluar në finale.

Fitore në ndeshjen e parë para adhuruesve të vet ka marrë Barcelona, që ka demoluar Liverpoolin me rezultat 3-0.

Lionel Messi ishte njeriu kryesor i mbrëmjes së mërkurës me dy gola, ndërsa Luis Suarez shënoi një tjetër.

UEFA ka shpallur edhe formacionin më të mirë të ndeshjeve të para gjysmëfinale, ku shtatë futbollistë janë nga Barcelona dhe katër nga Ajaxi.

Ter Stegen, Pique, Alba, Roberto, Coutinho, Suarez e Messi janë nga Barcelona, me këtë të fundit që u shpall edhe lojtari i javës.

Ndërkohë Mathijs De Ligt, Blind, Hakim Ziyech e Donny Van de Beek janë përfshirë në formacionin e javës nga Ajaxi. /Telegrafi/