Site icon Telegrafi

Formacioni i javës i futbollistëve shqiptarë nëpër botë (Foto)

Ka kaluar një javë mjaftë e mire e futbollistëve shqiptarë që aktivizohen nëpër kampionatet e ndryshme evropiane.

Telegrafi do t’iu sjellë edhe këtë edicion formacionin e futbollistëve më të mirë shqiptarë nëpër ligat evropiane.

Në portë këtë javë është Samir Ujkani, portieri i Përfaqësueses së Kosovës që ishte fantastik në fitoren e Pisas 2:1, ndaj Acolit dhe u vlerësua për paraqitjen e tij me notën 7,5.

Mbrojtja kësaj radhe vije me tre mbrojtës, ku spikat Mërgim Mavraj që po vazhdon shkëlqimin në Bundesligë, ndërsa krahas tij është i pakalueshmi Shkodran Mustafi që triumfoi me Arsenalin 3:0 ndaj Chelseat. Berat Gjimshiti bëri një tjetër paraqitje brilante me Avellinon në barzimin 0:0 në udhëtim tek Vicenza.

Mesfushorët qendror janë nga Kombëtarja e Shqipërisë, ku Taulant Xhaka ka shkëlqyer në fitoren e Baselit 3:1 në udhëtim tek St Gallen, ashtu si edhe Ergys Kaçe me Plzenin që triumfoi në udhëtim 1:0 tek Teplice.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Treshja ofensive prapa sulmit është brilante, pasi që të tre kanë shënuar gola. Bersant Celina vije në krahun e djathtë falë golit të shënuar për Twenten në fitoren 2:1 ndaj Vitesses ku u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Ndërkohë në qendër Arbër Zeneli që ka vazhduar shkëlqimin me Heereenvenin pasi edhe këtë javë ka shënuar një gol spektakolar. Në krahun e majtë të mesfushës është këmbëshpejti Bernard Berisha i cili ndali Zenitin me një gol të shënuar dhe një asistim në barazimin 2:2 që Anzhi e arriti përballë gjigantit rus.

Dyshja e sulmit përbëhet nga dy yjet e Kombëtares shqiptare. Talenti i jashtëzakonshëm, Rey Manaj i siguroi Pescaras një pikë të vlefshme në barazimin 1:1 tek Genoa, ndërsa Shkëlzen Gashi ishte fantastik me Coloradon ku shënoi dy gola në barazimin 3:3 tek Vancouver. /Telegrafi/

Exit mobile version