Telegrafi

Formacioni i frikshëm i Barcelonës në sezonin e ardhshëm

(Foto: Getty Images/Goal)

Derisa këtë edicion e fitoi La Ligan dhe është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona pritet të jetë skuadër shumë më e frikshme në sezonin e ardhshëm.

Blaugranët tashmë i kanë siguruar shërbimet e Frenkie de Jong nga Ajaxi në mesfushë për 75 milionë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

Në ndërkohë, ata janë pranë që të arrijnë marrëveshje edhe për bashkëlojtarin e tij, Matthijs de Ligt, i cili do të luajë në qendër të mbrojtës së katalunasve.

Me superyllin Lionel Messi në skuadër dhe me përforcimet e përmendura, Barca do të jetë ‘tmerri’ i çdo kundërshtari.

Goal ka bërë një formacion të mundshëm të kampionit spanjoll për edicionin e ardhshëm, me Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt në skuadër. /Telegrafi/

Skuadra e mundshme e Barcelonës në sezonin 2019/2020 (Foto: Goal.com)