Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar formacionin e futbollistëve dështak të sezonit në kampionatin italian, Serie A.
Sezoni 2016/17 ka qenë shumë pozitiv për shumë skuadra dhe talent që kanë dal në pah, por edhe nga ata futbollistë që kanë dështuar të tregojnë veten.
“Goal.com” ka publikuar një formacion me dështakët e sezonit në Serie A, ku skuadra e Interit dominon me katër futbollistë, përcjell Telegrafi.
Mbrojtësit Jeison Murillo e Christian Ansaldi, mesfushori Marcelo Brozovic dhe sulmuesi Gabriel Barbosa apo i njohur si Gabigol janë pjesë e këtij formacioni.
Pas Interit, vijnë Milani, Roma dhe Torino me nga dy futbollistë dhe Napoli me një tjerët.
Yje si Thomas Vermaelen, Joe Hart, Maxi Lopez dhe Mattia de Sciglio janë pjesë e formacionit të dështakëve. /Telegrafi/
Formacioni i dështakëve nga Goal: