Telegrafi

Formacioni i Chelseat të Lampardit pas afatit të janarit – Blutë duken si pretendentë për titull

Chelsea mund të jetë një skuadër krejtësisht ndryshe nga koha kur do të përballen me Leicester Cityn më 1 shkurt.

Frank Lampard është i ‘armatosur’ me rreth 150 milionë funte buxhet për të shpenzuar gjatë afatit kalimtar të transferimit të këtij muaji.

Dhe me të paktën tre reparte që kanë nevojë për përforcim, mund të jetë një janar shumë i ngjeshur për klubin nga Stamford Bridge Stamford Bridge.

Ka pasur disa histori brilante që vijnë nga londinezët këtë sezon, të tilla si shfaqja e yjeve të rinj përfshirë Reece James, Fikayo Tomori dhe Mason Mount.

Lexo po ashtu Palmieri gjithnjë e më afër kalimit te Juventusi

Por, Chelsea e ka gjetur veten me pak opsione në një mori pozicionesh të ndryshme në fushë.

Në të majtë, Lampard është detyruar të luajë me kapitenin e klubit, Cesar Azpilicueta, falë formës së mjerueshme të Emerson Palmieri dhe Marcos Alonso.

Lexo po ashtu Chelsea lodhet nga kërkesat e Leicesterit për Chilwell, ofertë për David Alaban

Blutë janë lidhur me një veprim të bujshëm për superyllin e Bayern Munich, David Alaba, i cili vlen 60 milionë funte dhe pritet të jetë transferimi i madh i janarit.

Duke u bashkuar me James, Antonio Rudiger dhe Fikayo Tomori para Kepa Arrizabalaga, prania e Alabas do të kompletonte mbrojtjen e Bluve.

Lampard pritet t’i bëjë disa ndryshime të rëndësishme gjatë janarit (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Ben Chilwell është një tjetër mbrojtës i majtë që lidhet me një transferim te Blutë, por ata përballen me konkurrencën të fortë nga Manchester City.

Në bazën e mesfushës, Chelsea nuk ka nevojë të ndryshoj asgjë, me N’Golo Kante dhe Mateo Kovacic në formë të shkëlqyer dhe me Jorginho dhe Ross Barkley si alternative.

Por, në pozicionet e krahëve të sulmit, Lampard ka nevojë për ndihmë dhe pse Christian Pulisic dhe Callum Hudson-Odoi kanë dëshmuar se janë talentet kryesore për të ardhmen.

Lexo po ashtu Chelsea ndoqi nga afër dyshen Werner-Dembele

Kështu që shtimi i një anësori të ri sulmues për të siguruar mbështetje dhe konkurrencë do të jetë thelbësore – dhe ylli i Crystal Palace, Wilfried Zaha, më në fund mund të bashkohet me londinezët.

Në sulm, Tammy Abraham ka mbajtur gjithë peshën, ndërsa në janar synohet transferimi i njërit mes Moussa Dembele dhe Timo Werner. /Telegrafi/