Telegrafi

Formacioni bazë dhe bankina – a mundet Barcelona e Xavit t’i fitojë të gjithë trofetë?

Xavi Hernandez është tashmë trajner i Barcelonës, derisa të hënën e javës që po vije do të prezantohet në Camp Nou.

Spanjolli u largua nga Al Sadd, për të zëvendësuar Ronald Koemanin e shkarkuar dhe tashmë po fillon një aventurë emocionuese.

Kaluan gjashtë vite nga largimi i Xavit si lojtar nga Barcelona, ndërsa ai tani po rikthehet si trajner atje.

Lexo po ashtu Xavi po e bën largimin e parë nga Barcelona

Por,strategu i ri do të kërkojë disa transferime për të rikthyer klubin në majat e futbollit botëror, derisa në listë ka disa emra.

Në listën e Xavit për transferime raportohet të jenë emra si Jules Kounde, Paul Pogba, Dani Olmo dhe Erling Haaland.

Lexo po ashtu La Liga do të shqyrtojë detajet e vogla të 'Operacionit Xavi'

Me këtë katër përforcime, Barcelona do të kishte një skuadër edhe më sulmuese, por edhe banka rezervë do të ishte një ekip i dyte.

Si zëvendësues nga bankina do të ishin emra si, Gavi, Ansu Fati, Sergio Aguero, Gerard Pique, Sergio Busquets, Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho. /Telegrafi/