Telegrafi

Formacionet zyrtare: Villarreali dhe Reali luajnë për një vend në çerekfinale

Villarreali dhe Real Madridi janë vënë përballë në fazën e të tetës së finales në Kupën e Mbretit.

Të dyja skuadrat nga La Liga spanjolle janë duke kërkuar një vend në çerekfinale të Copa del Rey.

Trajnerët Quique Setien dhe Carlo Ancelotti kanë bërë zgjedhjen e futbollistëve të cilët do të startojnë në këtë takim.


Formacioni startues i Villarrealit: Jorgensen; Foyth, Albiol, Pau Torres, Alberto Moreno; Parejo, Capoue, Baena; Chukwueze, Gerard Moreno, Yeremy Pino.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Nacho, Militao, Rüdiger, Mendy; Kroos, Camavinga, Fede Valverde; Rodrygo, Benzema, Vinicius.


/Telegrafi/