Old Traffordi është arena e kryendeshjes së xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Në Teatrin e Ëndrrave, Manchester Unitedi e pret kampionin e Italisë, Juventus.
Në dy ndeshjet e para, Djajtë e Kuq kanë arkëtuar katër pikë, nga një fitore dhe një barazim.
Let's make it a night to remember! #MUFC #UCL pic.twitter.com/sOjdVTDBJD
— Manchester United (@ManUtd) October 23, 2018
Pas dy xhirove të para, Zonja e Vjetër udhëheqë Grupin H me gjashtë pikë, me dy fitore të arritura nga po aq ndeshje.
Jose Mourinho do t’i aplikojë taktikat e tij të lojës përballë strategjisë së Massimiliano Allegrit.
ICYMI: Here's another look at our Bianconeri squad for #MUFCJuve 📝⚪️⚫️
➡️ https://t.co/OK4rd8CE7U #UCL #ForzaJuve pic.twitter.com/yyQhxix2gX
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 23, 2018
Do të jetë ky një rikthim i Cristiano Ronaldos në Old Trafford si kundërshtar, ndërkohë që edhe Paul Pogba do të luajë për herë të parë kundër Juves.
Then and now. #UCL pic.twitter.com/XTZogosdCy
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 23, 2018
Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Young, Lindelof, Smalling, Shaw; Mata, Matic, Pogba; Rashford, Lukaku, Martial.
Banka rezervë e Manchester Unitedit: Romero, Bailly, Darmian, Fred, Andreas, Ander Herrera, Chong.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Ronaldo.
Banka rezervë e Juventusit: Perin, De Sciglio, Benatia, Douglas Costa, Barzagli, Kean, Bernardeschi.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Valencia ka barazuar me Young Boys (1-1). /Telegrafi/