Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare të vëllazërores: Shqipëri – Kosovë

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë sot (e mërkure) vëllazëroren para ndeshjeve të tyre në Ligën e Kombeve për muajin nëntor.

Miqësorja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’, me dy ekipet që përgatiten për dy takimet në garën më të re të UEFA-s në edicionin e dytë.

‘Dardanët’ për këtë ballafaqim vëllazëror do të jetë pa trajnerin Bernard Challandes që u infektua me COVID-19, derisa ndihmësi i tij, Muharrem Sahiti do të jetë në krye të skuadrës.

Në anën tjetër, Edy Reja ka vendosur që në këtë sfidë të luajë me sulmuesit si Uzuni, Seferi e Balaj.

Derisa, Kosova luanë me Vedat Muriqin si sulmues i vetëm, që mbështetet nga treshja Celina, Bernard Berisha e Kastrati.

Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj.

Foto: uefa.com

Formacioni startues i Kosovës: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi. /Telegrafi/


 

Exit mobile version