Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare të ‘finales’: Shqipëri – Bjellorusi, Edy Reja cakton më të mirët përballë bjellorusëve

Shqipëria do të jetë nikoqir i Bjellorusisë në kuadër të rrethi të gjashtë në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht, Liga C, Grupi 4.

Të dy kombëtaret tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 16:00, me kuqezinjtë që janë favoritë.

Takimi i parë i zhvilluar në Bjelloruis, kishte përfunduar 2-0 në të mirë të Shqipërisë, ndërsa tanët do të luftojnë sot për kreun e tabelës.

Edy Reja në këtë takim do të jetë pa Elseid Hysajn, që ka rezultuar pozitiv me coronavirus në testimet e fundit.

Bjellorusia është aktualisht lider i grupit me dhjetë pikë, ndërsa Shqipëria ka dy më pak, e ky ballafaqim do të përcaktojë fituesin e grupit.

Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha, Doka, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Memushaj, Gjasula, Memolla, Laçi, Cikalleshi, Manaj.

Foto: UEFA.com

Formacioni startues i Bjellorusisë: Khatkevich, Yuzepchuk, Polyakov, Sachikov, Bordachev, Ebong, Maevski, Yablonski, Stasevich, Lisakovich, Skavysh. /Telegrafi/

Foto: UEFA.com
Exit mobile version