Telegrafi

Formacionet zyrtare të derbit në Serie A: Milan – Roma

Milani dhe Roma i kanë publikuar formacionet zyrtare për derbin që luhet në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 17:15, do të zhvillohet në stadiumin San Siro.

Për këtë sfidë, Stefano Pioli do të jetë pa lojtarët si, Leo Duarte, Zlatan Ibrahimovic, Simo Kjaer dhe Mateo Musacchio që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Roma nuk mund të llogarisë në Nicolo Zaniolon dhe Pau Lopez, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic.

Formacioni startues i Romës: Mirante; Zappacosta, Smalling, Mancini, Spinazzola; Veretout, Cristante; Kluivert, Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko. /Telegrafi/