Telegrafi

Formacionet zyrtare të derbit D’Italia: Juventusi dhe Interi startojnë me disa ndryshime

Juventusi do të jetë nikoqir i Interit në derbin D’Italia që zhvillohet në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Zonja e Vjetër dhe Nerazzurët do të takoheshin para disa ditësh, mirëpo përballja u shtye shkaku i coronavirusit që ka kapluar Italinë.

Por, Federata e Futbollit të Italisë vendosi që derbi të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Allianz Stadium, gjersa dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Maurizio Sarri për këtë takim nuk mund të llogarisë vetëm në Merih Demiral që është i lënduar që disa javë.

Në anën tjetër, Antonio Conte do të jetë pa lojtarët si, Victor Moses, Stefano Sensi dhe Roberto Gagliardini, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Ramsey, Bentancur, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Cristiano Ronaldo.

Formacioni startues i Interit:Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young, Lukaku, Lautaro. /Telegrafi/