Shqipëria është nikoqire e Kazakistanit në ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë i kanë zhvilluar katër ndeshje, nga të cilat kanë regjistruar një fitore, dy barazime dhe një humbje dhe pozicionohen në vend të tretë me pesë pikë.
Kazakistani ka një pikë më pak dhe ndodhet në fund të tabelës me një fitore, një barazim dhe dy humbje.
Përzgjedhësit Edy Reja dhe Mikhail Markhel i kanë përgatitur formacionet, me të cilat do ta fillojnë sfidën.
Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha; Veseli, Ismajli, Gjimshiti; Hysaj, Abrashi, Kallaku, Memushaj; Cikalleshi, Uzuni, Manaj.
Formacioni startues i Kazakistanit: Pokatilov; Alip, Kerimzhanov, Marochkin, Vorogovsky; Suyumbayev, Abiken, Kuat, Beysebekov; Schetkin, Aimbetov.
Sfida zhvillohet në Arenën Kombëtare ‘Air Albania’ me fillim në ora 18:00. /Telegrafi/