Telegrafi

Formacionet zyrtare: Shqipëria luan për pikë të plota ndaj Islandës

Shqipëria e nis edicionin e ri në Ligën e Kombeve si mysafir i Islandës në stadiumin Laugardalsvollur në Reikjavik.

Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës B dhe synojnë pikë të plota në përballjen e parë.

Skuadra nikoqire e zhvillon sfidën e dytë në këtë garë, pasi të parën e luajti baras (2-2) ndaj Izraelit.

Përzgjedhësit Arnar Vidarsson dhe Edy Reja i kanë caktuar taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

(Foto: uefa.com)

Formacioni startues i Islandës: Runarsson; Sampsted, Gretarsson, Magnusson, Olafsson; Helgason, Bjarnason, Johannesson; Sigurdsson, Gudjohnsen, Thorsteinsson.

Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Balliu, Çekiçi, Abrashi, Gjasula, Hysaj; Cikalleshi, Seferi.

/Telegrafi/