Shqipëria ka udhëtuar në San Marino për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Në dy ndeshjet e para, Kuqezinjtë regjistruan një fitore (1-0 ndaj Andorrës) dhe një humbje (2-0 nga Anglia), ashtu që qëndrojnë në kuotën e tri pikëve dhe do ta kërkojnë triumfin në këtë takim.
Ekipi nikoqir i ka zhvilluar dy ndeshje dhe të dyja i ka humbur (5-0 nga Anglia dhe 3-0 nga Hungaria).
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja dhe homologu i tij te San Marino, Franco Varrella, i kanë përgatitur njëmbëdhjetëshat, të cilët do ta nisin sfidën.
Formacioni startues i San Marinos: Benedettini; Battistini, Fabbri, Simoncini, Rossi, Palazzi; Tomassini, Golinucci, Mularoni; Nanni, Berardi.
Formacioni startues i Shqipërisë: Strakosha; Ajeti, Veseli, Djimsiti; Hysaj, Ramadani, Bare, Memushaj, Lenjani; Manaj, Broja.
Ndeshja zhvillohet në Stadio Olimpico San Marino me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/