Telegrafi

Formacionet zyrtare: Shqipëria – Andorra

Shqipëria dhe Andorra i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ – derisa kuqezinjtë janë favorit në letër.

Kombëtarja jonë tashmë ka humbur shansin që të kualifikohet në Kampionatin Evropian, mirëpo që do ta zhvillojë këtë takim për ta ngritur edhe më shumë pozitën në ranglistën e FIFA-s.

Shqipëria gjendet në pozitën e katërt me 12 pikë të Grupit A, me Turqinë që është lider me 20 pikë, Franca me 19, Islanda me 16 dhe Andorra me Moldavinë me tri sosh.

Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Memushaj, Manaj, Ndoj, Ismajli, Balaj, Ramadani, Roshi, Trashi.

Formacioni startues i Andorrës: Gomes, Martinez, Vales, Garcia, Clemente, Moreno, Alaez, San Nicolas, Cervos, Rubio, Llovera. /Telegrafi/