Shqipëria do të përballet me Moldavinë në ndeshjen e katërt të vlefshme për fazën e grupeve të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.
Shqipëria luan në Elbasan Arena, ndeshje që vetëm fitorja i bën punë për t’i mbajtur shpresat gjallë.
Vendi i dytë në grupin H për momentin duket një mision i pamundur, por Shqipëria duhet t’i marrë ndeshjet një e nga një që të grumbullojë sa më shumë pikë.
Fitorja ndaj moldavëve është detyrim për kombëtaren e drejtuar nga Edy Reja, i cili ka bërë disa ndryshime sot në formacion.
Nga minuta e parë kthehet të luajë Armando Sadiku dhe Myrto Uzuni. /Telegrafi/
Shqipëria: Berisha; Mavraj, Ismajli, Veseli; Hysaj, Lenjani, Kaçe, Ramadani, Abrashi; Uzuni, Sadiku
Moldavia: Kosele, Jardan, Efros, Armas, Cebotaru, Carp, Antoniuc, Reabciuk, Suvorov, Damashcan, Ginsari.