Telegrafi

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Azerbajxhani: Sylvinho testin e fundit para Euro 2024

Shqipëria luan me Azerbajxhanin në miqësoren e dytë dhe të fundit përgatitore para udhëtimit drejt Gjermanisë për Euro 2024.

Për dallim nga ndeshja miqësore me Lihtenshtejnin, sot Sylvinho do të shohë më në detaje formën e lojtarëve që pretendon t’i aktivizojë më rregullisht në Euro 2024.

Në këtë sfidë trajneri ka hedhur në fushë pjesën më të madhe të lojtarëve që pritet të jenë titullar në Gjermani.

Në mbrojtje në të djathtën kthehet Elseid Hysaj, teksa në qendër është Berat Gjimshiti, ndërsa afër tij do të jetë Arlind Ajeti.

Ndërkohë, mesfusha është e zakonshmja me Kristjan Asllanin e Ylber Ramadanin përkrah njëri-tjetrit dhe Nedim Bajramin më të avancuar.

Në sulm, Jasir Asani dhe Taulant Seferi krijojnë dyshen e zakonshëm nga krahët, që Armando Broja mbetet pikë referimi në qendër.


SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.

AZERBAJXHANI: Mahamedal, Mustafazadeh, B. Husejnov, R. Mamadov, Jafargulijev, Diniev, Makhmudov, Isaev, Bajramov, Shejdajev, Emreli.