Shqipëria do të jetë mysafir i Republikës Çeke në rrugën e shqiponjave për Euro 2024.
Edhe pse çekët konsiderohet favoritë, kuqezinjtë do të shkojnë që të marrin pikë në këtë përballje.
Republika Çeke është lider aktualisht me shtatë pikë, një më shumë se Shqipëria që është e dyta.
Sylvinho ka vendosur që për këtë ndeshje të luajë me emra si Sokol Çikalleshi, Taulant Seferi dhe Jasir Asani në sulm.
Porta i është besuar Etrit Berishës, ndërsa në mbrojtje do të jenë Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.
Në mesfushë janë Ylber Ramadani. Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami.
Në anën tjetër te Çekia do të luajë Cerny, Kuchta dhe Cvancara.
Republika Çeke: Pavlenka, Holes, Brabec, Krejci, Coufal, Soucek, Kral, Provod, Cerny, Kuchta, Cvancara.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asani, Bajrami, Asllani, Cikalleshi, Seferi.
🇦🇱 Formacioni i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Çekisë#TelegrafiSport #Shqipëri #Çeki pic.twitter.com/9W0H8h6zne
— Telegrafi Sport (@TelegrafiSport) September 7, 2023
/Telegrafi/