Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali pa lojtarin kryesor, Barca në kërkim të një tjetër mrekullie

Në Santiago Bernabeu zhvillohet ndeshja kthyese e Superkupës së Spanjës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Mbretërit fituan me rezultat 3-1 në Camp Nou dhe përveç rezultatit, kanë në anën e tyre edhe “lojtarin e 12-të”, tifozët.

Lexo po ashtu Reali fiton në kështjellën e Barcës, vë njërën dorë mbi trofeun e Superkupës (Video)

Blaugranët janë para një misioni shumë të vështirë mirëpo kur është fjala për Barcën – asgjë nuk duket e pamundur.

Lojtari kryesor i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk mund të luajë në këtë ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori në përballjen e parë.

Për më shumë, ai është suspenduar me pesë ndeshje moslojë për sjelljen e tij kundrejt gjyqtarit të asaj ndeshjeje.

Lexo po ashtu Reagimi i CR7 pas suspendimit për pesë ndeshje: Ky është persekutim (Foto)

Trajnerët Zinedine Zidane dhe Ernesto Valverde kanë vendosur për formacionet e tyre bazë, të cilët jua sjellim më poshtë.

Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kovacic, Kroos, Modric; Vazquez, Benzema, Asensio.

Banka rezervë e Real Madridit: K. Casilla, Nacho, Bale, Casemiro, Theo, Isco, Ceballos.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Rakitic, Busquets, Mascherano; Gomes, Messi, Suarez.

Banka rezervë e Barcelonës: Cillessen, Semedo, Denis Suarez, Deulofeu, Alcacer, Digne, Aleix Vidal.

/Telegrafi/