Juventusi është nikoqir i Tottenham Hotspur për të zhvilluar ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër duhet të shënojë fitore sa më të thellë dhe të përpiqet të mos pranojë gol që të jetë në pozitë më të mirë për ndeshjen e kthimit.
#JuveTOT #UCL #TOGETHER ⚪️⚫️ pic.twitter.com/J8fUblYLA0
— Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) February 13, 2018
Nga ana tjetër, qëllimi i Spursave padyshim se do të jetë të shënojnë në terren mysafir dhe pastaj para tifozëve të vet ta kërkojnë kualifikimin në çerekfinale.
Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Mauricio Pochettino do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.
Formacioni zyrtar i Juventusit: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Bernardeschi, Douglas Costa, Mandzukic; Higuain.
Formacioni zyrtar i Tottenham Hotspur: Lloris (C), Aurier, Sanchez, Vertonghen, Davies, Dier, Dembele, Eriksen, Dele, Lamela, Kane.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas tri javës (më 7 mars) në White Hart Lane. /Telegrafi/
In a very special feature, @HKane talks through his favourite goals from his @premierleague 100, and the @nikefootball boots he scored them in. 💯 #OneOfOurOwn pic.twitter.com/swA8Vmd143
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) February 13, 2018