Arsenali do ta kërkojë pjesëmarrjen në të tetën e finales të Kupës EFL përmes një dueli ndaj Nottingham Forest.
Edhe pse Topçinjtë luajnë si mysafirë, ata konsiderohen favoritë për të vazhduar konkurrimin e mëtutjeshëm.
Kjo për faktin se Nottinghami bën gara në Championship, ligën e dytë angleze për nga rëndësia.
Kjo përballje është njëherësh edhe duel i shqiptarëve, pasi Granit Xhaka aktivizohet te Arsenali, kurse Pajtim Kasami te Nottinghami. Shqiptari tjetër i Topçinjve, Shkodran Mustafi, nuk është as na bankën rezervë.
Njëmbëdhjetëshi bazë i Nottingham Forest: Stojkovic, Pereira, Mancienne, Mills, Lichaj, Dumitru-Cardoso, Cohen, Lansbury, Kasami, Osborn, Bendtner.
Njëmbëdhjetëshi bazë i Arsenalit: Martinez, Maitland-Niles, Holding, Gabriel, Gibbs, Elneny, Xhaka, Oxlade-Chamberlain, Reine-Adelaide, Akpom, Lucas.
/Telegrafi/