Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Milani dhe Interi zhvillojnë derbin në kuadër të Kupës së Italisë

Milani dhe Interi zhvillojnë ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë, ndërsa dueli mes tyre njihet si Derby della Madonnina.

Për t’u kualifikuar në çerekfinale, Rossonerët eliminuan Hellas Veronan (3-0), ndërsa Nerazzurrët eliminuan pas penalltive ekipin nga liga e tretë, Pordenone.

(Foto: Twitter/Milan)

Milani ka pasur probleme këtë edicion në Serie A, prandaj e ndërroi edhe trajnerin duke e angazhuar Gennaro Gattuson.

Interi është duke iu besuar taktikave të Luciano Spallettit, mirëpo pas barazimit ndaj Juventusit, i pësoi dy humbje radhazi.

Të dy trajnerët e kanë konsideruar si të rëndësishëm këtë takim duke qenë se është një derbi i dy skuadrave rivale nga Milano.

(Foto: Twitter/Inter)

Formacioni zyrtar i Milanit: Antonio Donnarumma; Abate, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Locatelli; Suso, Kalinic, Bonaventura.

Formacioni zyrtar i Interit: Handanovic, Joao Cancelo, Skriniar, Ranocchia, Nagatomo, Vecino, Gagliardini, Candreva, J. Mario, Perisic, Icardi.

/Telegrafi/

Exit mobile version