Telegrafi

Formacionet zyrtare: Middlesbrough – Arsenal, Xhaka nga fillimi

Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Middlesbrough është nikoqir i Arsenalin në ndeshjen e vlefshme për javën e 33 të Ligës Premier.

Vendasit janë duke përjetuar një formë shumë të dobët dhe kanë përfunduar në pozitën e parafundit, duke rrezikuar rënien nga kategoria, për atë edhe kërkojnë rezultat pozitiv nga ky takim.

Edhe Arsenali kërkon vetëm fitore nga ky udhëtim i vështirë, pasi ka mbetur mbrapa skuadrave që kërkojnë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve dhe një barazim apo humbje do t’ia vështirësonte shumë kualifikimin.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka luan nga fillimi, ndërsa Shkodran Mustafi mungon për këtë ndeshje shkaku i kartonëve./Telegrafi/

Middlesbrough: Guzan; Barragan, Ayala, Gibson, Fabio; Clayton, De Roon, Leadbitter; Ramirez, Downing, Negredo.

Arsenal: Cech; Gabriel, Koscielny, Holding; Oxlade-Chamberlain, Ramsey, Xhaka, Monreal; Ozil, Sanchez, Giroud.