Liverpooli do të jetë sonte nikoqir i Ajaxit për takimin e dytë në rrethin e pestë të Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë ishte fituar nga The Reds 1-0 në Holandë, ndërsa sonte do të mësohet fituesi në duelin që fillon në ora 21:00 në Anfield Road.
Për këtë sfidë. Jurgen Klopp do të jetë pa lojtarët si, Thiago Alcantara, Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain, Xherdan Shaqiri dhe Virgil Van Dijk, që janë të lënduar.
Another big European night ahead 👊
UP THE REDS 💪🔴 #LIVAJA pic.twitter.com/nHyXKwxLK1
— Liverpool FC (@LFC) December 1, 2020
Në anën tjetër, Ajaxi ka mungesën e vetme si Mohammed Kudus, që po ashtu është i lënduar.
Skuadra angleze kërkon që sonte të kalojë fazën e grupeve me fitoren ndaj holandezëve, pasi është lider i Grupit D me nëntë pikë, derisa Ajaxi ka shtatë, aq sa edhe Atalanta, me Mitdtjyllandin që nuk ka asnjë.
— AFC Ajax (@AFCAjax) December 1, 2020
Formacioni bazë i Liverpoolit: Kelleher, Fabinho, Wijnaldum, Mane, Salah, Henderson, Jones, Jota, Robertson, Matip, Williams
Formacioni bazë i Ajaxit: Onana, Schuurs, Alavarez, Klassen, Neres, Gravenberch, Tadic, Mazaraoui, Blind, Tagliafico, Antony. /Telegrafi/