Telegrafi

Formacionet zyrtare: Liverpooli luan për fitore ndaj Leicesterit

Liverpooli është nikoqir i Leicester Cityt në Anfield në ndeshjen çerekfinale të EFL Cup.

Redsat janë në vend të dytë në renditje me tri pikë më pak se lideri Manchester City në Ligën Premeir.

Leicesteri mban vendin e nëntë në tabelë dhe deri më tani i ka grumbulluar 22 pikë.

Strategët Jurgen Klopp dhe Brendan Rodgers do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë sfidë të rëndësishme duke kërkuar gjysmëfinalen.

Formacioni startues i Liverpoolit: Kelleher; Bradley, Gomez, Koumetio, Tsimikas; Henderson, Morton, Oxlade-Chamberlain; Williams, Firmino, Minamino

Formacioni startues i Leicester Cityt: Schmeichel; Ricardo, Ndidi, Soyuncu, Thomas; Soumare, Dewsbury-Hall, Tielemans; Maddison, Daka; Vardy.

/Telegrafi/