Telegrafi

Formacionet zyrtare: Kosova luan për fitore ndaj Ishujve Faroe në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 në ligën D të Ligës së Kombeve, ku përballet me Ishujt Faroe.

Do të jetë kjo sfida e parë që skuadra do ta zhvillojë në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Formacioni zyrtar i Kosovës: Samir Ujkani, Fidan Aliti, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Milot Rashica, Donis Avdijaj, Arber Zeneli, Amir Rrahmani, Mergim Vojvoda, Benjamin Kololli, Atdhe Nuhiu.

Formacioni zyrtar i Ishujve Faroe: Nielsen, V. Davidsen, A. Gregersen, Nattestad, Hansson, Bartalsstovu, Hendriksson, Sorensen, Edmundsson, R. Joensen, G. Vatnhamar.

Pas kthimit nga Azerbajxhani, ku barazoi pa gola me kombëtaren e këtij vendi në Baku, Përfaqësuesja A gjatë të dielës ka mbajtur stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri” me pjesën e futbollistëve të cilët nuk u angazhuan në ndeshje, ndërsa pjesa tjetër pati regjenerim në pishinë dhe stërvitje të lehtë.

Stërvitjet janë fokusuar në lojën nën trysni, me mbrojtje të ngjeshur dhe kundërsulme të shpejta.

Nga ana tjetër, përmendim që Ishujt Faroe tashmë e kanë regjistruar fitoren e parë duke e mposhtur Maltën me rezultat 3-1. /Telegrafi/