Telegrafi

Formacionet zyrtare: Kampioni Liverpool përballet me liderin Manchester City

Liverpooli dhe Manchester City zhvillojnë përballjen e xhiros së 23-të në kampionatin anglez të futbollit.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier pozicionohet në vend të katërt në tabelë me shtatë pikë më pak se lideri aktual.

Do të shohim një përballje taktikash të trajnerëve Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola, të cilët i kanë përgatitur formacionet e skuadrave të tyre.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Fabinho, Henderson, Robertson, Wijnaldum, Jones, Thiago, Mane, Salah, Firmino.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Mahrez, Foden, Sterling.

/Telegrafi/