Në Allianz Stadium zhvillohet një prej derbive më të mëdhenj në Serie A – i njohur si Derby d’Italia, ndërmjet Juventusit dhe Interit.
Një pikë është diferenca ndërmjet rivalëve të mëdhenj të futbollit italian, ndërkohë që ata janë të përfshirë edhe në garën për titull.
Bianconerët pozicionohen në vend të katërt (59 pikë), kurse Nerazzurrët në vend të tretë (me 60 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar). Lideri Milan që e zhvillon të hënën ndeshjen e kësaj jave (ndaj Bolognas) ka 66 pikë.
Strategët Massimiliano Allegri dhe Simone Inzaghi do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë sfidë shumë të rëndësishme.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Locatelli, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Morata; Vlahovic.
Formacioni startues i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko
/Telegrafi/