Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve nuk guxon të gabojë ndaj Benficas

Juventusi është mysafir i Benficas në Estadio da Luz për ndeshjen e raundit të pestë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët kanë vetëm tri pikë në Grupin H dhe duhet doemos të fitojnë për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend në fazën e eliminimit direkt.

Skuadra portugeze i ka tetë pikë dhe do t’i mjaftonte barazimi për ta eliminuar Zonjën e Vjetër, derisa për t’u kualifikuar duhet të fitojë që sonte (e martë) ose ta presë rezultatin në sfidën tjetër të grupit ndërmjet Paris Saint-Germainit (tetë pikë) dhe Maccabi Haifas (tri pikë).

Strategët Roger Schmidt dhe Massimiliano Allegri i kanë caktuar taktikat e tyre në këtë përballje të rëndësishme.


Formacioni startues i Benficas: Vlachodimos; Bah, Otamendi, António Silva, Grimaldo; Florentino, Enzo Fernandez; Aursnes, Rafa Silva, Joao Mario; Gonçalo Ramos.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Gatti; Cuadrado, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Kean.


/Telegrafi/

Exit mobile version