Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve luan për tri pikë ndaj Cagliarit

Juventusi është nikoqir i Cagliarit në ndeshjen e xhiros së 18-të të kampionatit italian, Serie A.

Bianconerët ndaj kreun e tabelës me Interin, me nga 42 pikë, prandaj do të përpiqen të shmangen me triumf eventual.

Nga ana tjetër, Cagliari është në zonën evropiane, në vend të gjashtë në tabelë dhe nuk do t’ia bëjë të lehtë kampionit në fuqi.

Trajnerët Maurizio Sarri dhe Rolando Maran i kanë përgatitur formacionet e tyre për fillimin e kësaj përballjeje.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Alex Sandro; Rabiot, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Dybala, Ronaldo.

Formacioni startues i Cagliarit: Olsen; Cacciatore, Walukiewicz, Klavan, Pellegrini; Nandez, Cigarini, Rog; Nainggolan, Joao Pedro; Simeone.

/Telegrafi/