Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve kërkon ta festojë titullin ndaj Fiorentinas

Juventusi është nikoqir i Fiorentinas në ndeshjen e javës së 33-të në kampionatin italian.

Zonjës së Vjetër i mjafton një pikë për t’u shpallur kampion i Serie A, prandaj do t’i duhet vetëm një barazim para tifozëve të vet për ta fituar titullin e tetë radhazi.

Vila është larg zonës evropiane, prandaj e zhvillon këtë sfidë më shumë për prestigj sesa për ndonjë objektiv sezonal.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Vincenzo Montella i kanë caktuar formacionet për fillimin e kësaj ndeshjeje.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Rugani, Bonucci, Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Ronaldo, Bernardeschi.

Formacioni startues i Fiorentinas: Lafont; Milenkovic, Pezzella, Ceccherini, Hancko; Veretout, Benassi, Dabo; Chiesa, Mirallas; Simeone.

/Telegrafi/