Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve dhe Torino zhvillojnë ‘Derby della Mole’

Në Allianz Stadium zhvillohet derbi lokal ndërmjet Juventusit dhe Torinos, i njohur si Derby della Mole.

Sfida e vlefshme për javën e 24 në Serie A e gjen Zonjën e Vjetër në pozitën e tetë në tabelë me 32 pikë, 13 më pak se pozita që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Rivali lokal, Torino, është një vend më poshtë dhe ka vetëm një pikë më pak se Bianconerët.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Ivan Juric i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Barrenechea, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic.

Formacioni startues i Torinos: Milinkovic-Savic; Djidji, Schuurs, Buongiorno; Singo, Linetty, Ilic, Rodriguez; Miranchuk, Karamoh; Sanabria.


/Telegrafi/